Një debat me tone të larta është zhvilluar në emisionin e Open ndërmjet Ervin Saljanjit dhe Spartak Ngjelës.
Saljanji ka provokuar rëndë avokatin si i burgosur politik duke i thënë se ju keni luftuar kundër diktaturës ndërsa sot ju jeni me Ramën, por ka qenë i menjëhershëm reagimi i avokat Ngjelës, që e ka cilësuar Saljanjin një kooperativist.
“Unë zotëri nuk kam kërkuar pafajsi por ndryshim të regjimit, jam njeri me integritet dhe nuk jam lake, bëj jetën time private dhe shkruaj 600 faqe në vit. Nuk mund të më analizoj një injorant tha Ngjela.