Sipas lajmeve që qarkullojnë se gjoja Shqipëria po bëhet gati të paguajë në arbitrazh 109 milion euro për një prishje të një kencensioni të fituar nga kompania “Hydro” në pronësi të mashtruesit Becchetti dhe nënës së tij Liljana Kondomino të shpalluar në kërkim për evazion fiskal dhe mashtrim me rimbursime TVSH, me punimet fiktive të pa bëra kurrë në hidrocentralin e Kalivaçit.
Çuditërisht shumë kazan dhe gjirize mediatike asqë flasin për arsyen e gjyqit në arbitrazh, por mashtrojnë duke thënë se Shqipëria do paguaj para, se paska mbyllur një televizion që funksiononte me paratë që merrte Becheti duke vjedhur Shqipërinë dhe shqiptarët . Natyrisht që mbyllja e një medie nuk penalizon një shtet, sepse nuk duhet asnjë kontratë për të hapur një biznes dhe gjyqet në arbitrazh bëhen vetëm kur shkelen marveshje mes palëve .
Avokati Ngjela e interpreton krejt ndryshe ngjarjen
Por avokati Spartak Ngjela për Rtv Ora thotë se 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare dhe madje edhe ai si Rama do të kishte bërë të njëjtën gjë.
Ngjela: 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare, GDP e Shqipërisë është 27 miliardë euro. Mirë bëri se ai ishte një bandit, vagabond, nuk e di kush e kishte sjellë. Edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria, asgjë nuk bëri. Edhe firmën Serenisima që kishte mbikalimin e Fierit, e parë sa ndenji pa e bërë, është firmë që e kanë sjellë skraparlinjtë.
Do ta kapin atë. Edhe ajo me prishje kontrate ka ndodhur, po pse nuk po e bënte mbikalimin e Fierit. Këto ishin banda që i ka sjellë korrupsioni. Rama nuk i hoqi të gjithë, duhet ti kishte hequr të gjitha. Për çfarë i donim këtu? Begetin e konsideroj rrezik kombëtar, shteti nuk ka kontratë me një bandit. Kontrata do të prishej në mënyrë të njëjashme por ti do të shpëtosh kombin. Ata që e kanë sjellë nuk do të shpëtojnë./Ekskluzive.al