Avokati Spartak Ngjela deklaroi në studion e Neës24 se ndërkombëtarët do të bëjnë shumë shpejt Reformën në Drejtësi, duke shtuar se do të goditen të gjithë politikanët që nuk pranojnë këtë reformë.
“Shpresa e vetme është Reforma në Drejtësi. I kam thënë Ramës më 2015, po nuk bëre Reformën në Drejtësi, do rrëzohesh. Të tjerët nuk e pranuan, ky po, ka ecur me vonë, por e pranoi. Tani nuk ndalon më Reforma në Drejtësi. Zgjedhjet nuk certifikohen nga ne, nga perëndimorët”, tha Ngjela.
Sa i takon përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, avokat Ngjela theksoi se këto përgjime janë publikuar nga Shërbimet Perëndimore.“Përgjimet i kanë nxjerrë Shërbimet Perëndimore. Përgjegjësinë nëse do kalojë Rama në absolutizëm apo jo e ka Perëndimi tani. Nëse nuk do qeverisë brenda tempit perëndimor, do ketë punë me ta. Po doli kundër reformës, ata do ta godasin”, u shpreh avokati.