Botuesi i gazetës “Koha Jonë” Nikollë Lesi bën parashikimin e radhës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të këtij viti.
Gazeta e pozicionuar pranë LSI dhe Presidentit Ilir Meta thotë se njerëzit duan shpresën dhe kjo vjen pëermes ardhjes së opozitës në pushtet.
Sipas Lesit këto katër muaj deri më 25 prill do të jenë të vrullshëm, ndërsa parashikon që Edi Rama dhe qeveria e tij do të ikin, por njëherësh i dërgon dhe një sinjal Bashës se asnjë parti nuk do të fitojë e vetme.
Një “demarsh” i Lesit për t’i treguar liderit të PD se nuk mund të vijë në pushtet pa LSI-në e Ilir Metës.
Gazeta afër LS shkruan se: “Viti 2020 iku, ashtu me pandemi, me varfëri, pa institucione të plota kushtetuese, pa parlament demokratik; me pak fjalë iku dhe mos ardhtë më një vit i tillë!
Tashmë jemi në 2021.
Njerëzit duan shpresën, punë, demokraci me institucione kushtetuese reale.
Edhe, pothuaj, katër muaj e qytetarët do shkojnë në votimet e 25 prillit ndaj duhet të mos rrijnë në shtëpi ditën e votimeve, por të gjithë të presin para kutisë së votimit për të ndërruar historinë e jetës së tyre.
Këto muaj, deri në votime, do jenë muaj të vrullshëm, përveç dimrit që akoma nuk ka treguar dhëmbët e tij stinor.
Është koha për të ndryshuar drejtimin e vendit, për një PAKT të ri me vetveten sejcili qytetar që të mos besojë më një partie të vetme pushtetin, kushdo të jetë ajo si forcë politike.
Është koha për largimin e Rilindjes, e cila sidomos katër vitet e fundit tregoi veten si një sekt uzurpues të lirive të njeriut dhe thithjes së gjakut të njerëzve të thjeshtë.
Sekti Rilindas punoi e punon për oligarkët, kështu që qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm këtë vit.
Asnjë parti nuk fiton dhe nuk duhet të fitojë e vetme!”
Zakonisht parashiklimet e Lesit në këto 8 vite janë kanë dhënë të kundëertën e asaj çfarë është paralajmëruar.
Nuk besojmë se “trendi” i parashikimeve të tij të ndryshojë rrjedhë dhe më 25 prill!