Kryeministri Edi Rama ka bërë publik një njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor në lidhje me rinisjen e kurseve të autoshkollave për marrjen e patentave.
“Nga data 18 maj nis instruksioni rrugor me jo më shumë se 1 praktikant në kabinë, përjashto rastet kur janë familjar”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR. Në njoftim bëhet me dije se hapja do jetë me dy faza, ditën e sotme dhe me 18 maj.