Nisur nga kërcënimet e njëpasnjëshme që Presidenti Meta i ka dërguar gazetarit Adriatik Doçi në lidhje me skandalin e nënshtetësive, juristi Romeo Kara ka hedhur dyshime të forta.
Kara shprehet se përtej asaj që në konceptojmë për momentin, skandali i nënshtetësive të Metës duket të jetë një mega-skandal, ku janë gërshetuar disa vepra penale.
“Skandali i nenshtetesive të Metes, pertej asaj qe perceptojme për momentin, duket të jete nje megaskandal, ku mund të gershetohen disa vepra të renda penale.
Perballe ketij skandali, qe duket se vetem po perdoret politikisht, qendron kurajoja gazetareske dhe mefshtesia kompromentuese e organeve të drejtesise.”, shkruan Romeo Kara.