Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku vazhdon t’i sfidojë forcat e policisë, duke qëndruar në arrati.
Nga data 11 nëntor ku, edhe u zyrtarizua shpallja në kërkim me vendim gjykate, Kajmaku i ka shpëtuar më shumë se 13 aksioneve policiore për kapjen e tij.
Kontrolle të forcave të policisë janë kryer, në Fushë –Prezë dhe rrethinat e Prezës por pa rezultat. Uniformat blu pretendojnë se kanë bërë përpjekjet maksimale për të prangosur Kajmakun sikur të ishte banditi më i kërkuar i momentit.
Nga hetimet rezultoi se 48-vjeçari nuk kishte raportuar në formularët e dekriminalizimit se ishte në një proces gjyqësor në Greqi.
Ende mbetet mister se kush e nga instancat shtetërore vuri në dijeni 48-vjeçarin që t’i shpëtonte drejtëisë, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti nga gjykata e Tiranës.
Për këtë arsye, po verifikohen nga Sh.Ç.B.A., oficerët e policisë gjyqësore si edhe zinxhiri komandues i policisë Tiranës nëse ka pasur rrjedhje të informacionit për rastin Kajmaku.