Për vitin që lamë pas shumë deputetë të Kuvendit që ndoshta nuk i kemi dëgjuar asnjëherë dhe emrin nuk iu dimë kanë përfituar vlera të larta monetare. Dietat e marra kapin shifra të marramendëse edhe pse asnjë nismë ligjore nuk mban firmën e tyre.
Një prej deputeteve që kryeson listën e më të pagurave sipas Top story është Artemis Dralo, përfaqësuesja e PS-së për Gjirokastrën e cila është shpërblyer me pak më shumë se 2 mln lekë të reja.
Pjesën kryesore të përfitimeve të kësaj deputeteje e përbëjnë dietat që shkojnë deri në 125 mijë lekë në muaj, ndërkohë që ajo përfiton edhe qira shtëpie pasi jeton në Gjirokastër si dhe pagesa për pjesëmarrje në komisone.
Viti 2020, edhe për Antoneta Dhimën , Senida Mesin, Edlira Bode dhe Xhevit Bushaj ka qenë me të ardhura monetare të mira të cilët po ashtu kanë përfituar nga 2 mln lekë të reja dieta.
Pavarësisht debateve të forta që shoqëroi futjen në parlament të deputetëve të opozitës së re, duket se nga ana finaciare ata kanë bërë zgjedhjen e duhur.
Nimet Musaj, deputeti i opozitës së re, i cili zëvendësoi Petrit Vasilin pas djegies së mandateve, ka qenë një tjetër deputet që nga dietat ai përfitoi plot 1.9 ml lekë të reja.
Edhe Ediola Braha, deputetja e shumëpërfolur e LSI-së për Gjirokastrën, që zëvendësoi Vangjel Tavon pas dorëzimit të mandatit ka përfituar mbi 1.9 mln lekë të reja.
Po ashtu edhe tre deputët e tjerë të opozitës së re, Halil Jakimi , Nikolin Staka dhe Arlind Çacani , që u futën në parlament pas djegies së mandateve të opozitës në 2020-ën kanë përfituar mbi 1.9 mln lekë të reja dieta.
Me dieta të larta e kanë mbyllur vitin 2020 deputetët Edmond Leka, Eugen Bojaxhiu, Luan Harusha apo edhe deputët e opozitës së re si Selami Jenisheri, Kostaq Papa, Ardit Konomi, apo Aurora Mara. Secili prej tyre ka përfituar nga 1.6 deri në 1.9 mln lekë vetëm dieta.
Të gjitha këto përfitimeve u shtohet edhe paga, e cila është në vlerën 118 mijë lekë neto në muaj, gjë e cila e çon rrogën e deputetit deri në 240 mijë lekë të reja në muaj.