Partneri i aktores Tanya Roberts mësoi se ajo ishte gjallë, gjatë një interviste në TV, më pak se 24 orë pasi ai dhe përfaqësuesi i saj njoftuan që ajo kishte vdekur.
Lajmi për vdekjen e ish-yllit u botua në të gjithë botën, pasi përfaqësuesi i saj informoi mediat se ajo kishte vdekur në Spitalin Cedars-Sinai në Los Angeles.
Por në një intervistë emocionuese mëngjesin tjetër, partneri i saj Lance O’Brien u ‘mbyt’ në lot, ndërsa ai mori një telefonatë nga spitali.
Njoftoi ndarjen e parakohshme nga jeta të aktores së njohur të
“Tani, ti po më thua se ajo është gjallë?”, tha O’Brien, i tronditur.
Duke qarë, ai tha: ‘Spitali po më thotë se ajo është gjallë. Ata po më thërrasin nga ekipi i kujdesit intensiv. ‘
Pavarësisht nga gëzimi i O’Brien kur mësoi që ishte gjallë, ai që atëherë ka zbuluar se gjendja e saj është “e rëndë”, ajo vuan nga mëlçia dhe veshkave dhe mjekët nuk i kanë dhënë asaj kohë për të jetuar.