Kryeministri i vendi, Edi Rama, ndodhet për vizitë zyrtare në Itali. Kryeministri ka mbetur i impresionuar nga mikëpritja dhe surpriza e madhe që ka marrë.
Rama u shpreh se ishte i pa përgaditur për këtë surprizë dhe pritje që iu bë. Kryetari i Këshillit live gjatë konferencës i ka dhënë dhuratën e veçantë dhe me shumë vlerë.
Michele Emiliano: Kryeministri Rama nuk e pëlqen retorikën, e di që po e bezdis, do të thotë po flet si shumë Mikele. Ja pse unë sot do ti them të gjitha këto, të kam ndjerë afër, duke i qëndruar popullit pranë pandemisë. Ti e njeh këtë rajon, si pak të tjerë, e njeh mënyrën tonë të të qënit, ti sikurse e the ndihesh një pjesë e këtij komuniteti, ashtu si ne ndjejmë Shqipërinë.
Nuk ta thamë më parë, por kemi një suprizë të vogël, cmim që i jepet një Puliezëvë. Po ia japim një puliezi por me nënështetësi shqiptare.Rrënja e Pulias, nëse do ta pranosh, nëse do të mbrosh tokën time, përvec tëndës.Motivi është ky në emer të afërsisë mes Pulisë dhe Shqiptarëve.
“Nuk e di nëse e meritoj! Mikëpritje befasuese, si film”/
Çmimi është i madh por është për përmasat e tua, në masën tëndë. Ka të bëjë, duke pasur parasysh dhe emrin e tij, ka të bëjë me një rrënjë. Ky është emri i artistit dhe kjo është rrënja e Pulias. Faleminderit dhe për dashurinë që na ke dhënë gjithmonë.
Pas kësaj situata, Rama është shprehur i emocionuar.
“Nuk e di nëse unë me të vërtetë e meritoj të gjithë këtë, jam me të vërtetë i suprizuar nuk është një fjalë e përshtatshme kjo. Është një mikëpritje befasuese, dëshmon dhe mungesa e kravatës time, as nuk munda ta vija, zbrita nga avioni, mu duk si një film i bukur.
Meqënëse është në traditë që duhet të flasësh kur merr cmim, më duhet ti përshëndes të gjithë, i dallova ato që janë në sallë dhe pse janë me maska. Kur po i shikoja këto pamje që i pashë më para, po mendoja se është gjithmonë dhe më e pabesueshme të besosh që ishim ne.
Ne shqiptarët që jetojmë në ditët e sotme. Sepse duhet një histori që ka ndodhur mijëra vite më para. Sigurisht që kanë ndodhur ndryshime, dhe në Shqipëri kanë qënë të pabesueshme. Ajo që i bën të gjithë të pabesueshëm është ndryshimi për shqiptarët që mbërriten me ato anije dhe që sot janë pjesë përbërëse e kësaj shoqërie. Për ne, Italia ishte një ëndërr.
Unë kam pasur një gjyshe katolike që më ka mësuar këtë gjuhë e më thoshte shqipja është gjuha jote, italishtja është e kaltra. Italia ishte ekrani i vogël ai i Rait. Në atë kohë nuk mund të kapnim Rain në Shqipëri pasi kishim zhurmuesin, ishim shumë të lumtur kur shkonim te gjyshja për të parë Rain”, u shpreh kryeministri në fjalën e tij.