Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino përmes një postimi në rrjetet thotë se është “tronditur” kur ka hapur televizorin dhe ka dëgjuar komentet që bëheshin për rritjen e numrit të viktimave nga COVID në vendin tonë.
Bino shpreh shqetësimin se të gjitha këta “superspecialistë” duhet të përgatiten para se të dalin në ekrane dhe të dëgjohen nga njerëzit, pasi po bëjnë lëmsh çdo gjë me interpretimet e tyre.
Sipas Binos, qytetarët është më mirë të shohin ndonjë film se sa të dëgjojnë këta “specialistë”.
“Sonte hapa televizorin dhe degjova komenter ne te gjitha kanalet O nene o nene veresie Mendoj qe keta njerez kur te dalin dhe ti degjojne njerezit te pergatiten te pakten dhe te lexojne perfshi ketu dhe gazetaret Te gjithe superspecialiste O zot cfare guximi Specialiste te kurbes, te atij fenomeni qe quhet shtimi i tepruar i mortalitetit specialiste te perkkufizimit te rastit qe e bejne lemsh lloj lloj interpretimesh Prandaj nuk ja vlen me mire shifni noj film”, shkruan Bino.