Kina regjistroi 85 milion turistë vendas gjatë tre ditëve të para të festës pesë-ditore të Ditës së Majit, duke gjeneruar të ardhura prej 35 miliardë juan (4,95 miliardë dollarë), sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të vendit.
Vitin e kaluar, 195 milion turistë vendas morën pjesë festës, duke gjeneruar 117.7 miliardë juanë (16.67 miliardë dollarë) të ardhura, sipas të dhënave të mëparshme nga ministria.
Në mes të pandemisë Covid-19, ministria ka urdhëruar vendet turistike që të kontrollojnë rreptësisht rrjedhën e vizitorëve.