• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

(Pa)drejtësia e re?! Deputetë, ministra e krerë bashkish imunë ndaj drejtësisë: 102 padi të ILDKP për fshehje pasurie përfundojnë në kosh, regjistrohen vetëm 11 procedime

April 8, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Pushtetarët shqiptarë vijojnë të jenë imunë ndaj drejtësisë. Edhe pse me reformën në sistemin gjyqësor shpresat ishin se do të ndëshkohen të korruptuarit, deri më tani askush nuk ka përfunduar pas hekurave. Ajo që bie në sy është se prokuroria vijon të jetë e tërhequr ndaj hetimeve për zyrtarët e lartë, ndonëse provat për krimet e tyre janë të shumta.

Një ndër treguesit kryesorë të nivelit të lartë të korrupsionit në politikën shqiptare është padyshim pasuria. Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave çdo vit kallëzon penalisht funksionarë të lartë, por askush nuk ndëshkohet edhe pse nuk i justifikojnë pasuritë. Gjatë vitit që lamë pas ILDKP ka kallëzuar penalisht apo ka referuar plot 113 raste. Kjo e konfirmuar në një përgjigje për gazetën nga vetë ILDKP. “Për periudhën janar-tetor 2019, janë paraqitur rreth 101 raste referimesh, ndërsa deri në dhjetor 2019 janë 12 raste të tjera, pra në total, janar-dhjetor 2019 janë 113 raste referimesh”, thuhet në deklaratën e ILDKPI.

Nga ana tjetër gazeta ka siguruar raportin vjetor të prokurorisë për vitin 2019 dhe ajo që bie në sy është se për vitin që lamë pas, është regjistruar procedimi penal vetëm për 11 persona, ndërsa 102 të tjerë duket se ja kanë hedhur paq, kjo edhe për shkak se kallëzimet e ILDKP nuk janë marrë parasysh as nga policia, Pastrimi i Parave, apo institucione të tjera. “Nga të dhënat statistikore vërehet se për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” ka tendencë në ulje të numrit të procedimeve e konkretisht nga 24 procedime të regjistruara në vitin 2018, në 11 procedime të regjistruara në vitin 2019 ose e shprehur në përqindje, ulje me 54,17 %”, thuhet në raport. Ajo që bie në sy është se 11 emrat e mësipërm janë zyrtarë të dorës së dytë, ndërsa zyrtarëve të lartë nuk u ka hyrë gjemb në këmbë.

Sipas prokurorisë, numrin më të madh të procedimeve të regjistruara për këtë vepër penale e ka prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, që ka regjistruar 5 procedime ose 46 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi, e në vijim prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë ka regjistruar 2 procedime penale ose 18 % të procedimeve në shkallë vendi, prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Dibër, Elbasan, Sarandë e Shkodër kanë regjistruar nga 1 procedim penal ose 9 % të procedimeve gjatë vitit 2019.

Next Post

Këshiltari Henz shpjegon amanetin e Fevzos, nëse e kap koronavirusi

Shembet ura në Itali, bllokimi i trafikut për shkak të koronavirusit shmang tragjedinë

Rama: Bien shtrimet në spital falë masave drastike...po vazhduam kështu do dalim më shpejt fitimtare se shumë të tjerë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved