Pak ditë pasi humbi babain e tij nga koronavirusi, aktori i njohur shqiptar, Gent Zenelaj ka zbuluar se edhe ai është prekur nga virusi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale teksa falënderon mjekët për kujdesin që kanë treguar ndaj tij, Zenelaj kujton se ky virus i pabesë i mori edhe babain.
“14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi. Sëmundje që më mori njeriun e shtrenjtë”, shkruan aktori.