Pas Greqisë, tërmetet kanë tronditur këtë mesditë Turqinë. Mediet turke raportojnë se dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 4.2 dhe 6 ballë të shkallës Rihter kanë shkaktuar panik të madh te qytetarët. Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 13:30 në Turqinën perëndimore, ndërsa epiqendra ishte në zonën e Denizlisë Tërmeti 6 ballësh është ndjerë thuajse në të gjithë Turqinë qendore dhe perëndimore, duke i kujtuar turqve tërmetin e frikshëm të gushtit 1999, që shkaktoi mijëra të vdekur. Momentalisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe jo në njerëz.
Ekspertët kanë bërë një paralajmërim të fortë, duke urdhëruar qytetarët të mos futen nëpër shtëpi.
Sipas tyre, tërmetet kanë qenë me një thellësi të cekët prej 10 kilometra, ndaj dhe kjo shton rrezikun për një tërmet akoma më të fortë.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567PreviousNext
“Mos hyni në shtëpi. Parashikohet të ketë tërmete të tjera. Tërmetet janë me një thellësi shumë të cekët, ndaj dhe ata mund të jenë më të forta dhe me pasoja të rënda”, kanë thënë ekspertët.
Ndërkohë, mediet turke kanë publikuar edhe pamje nga tërmeti, teksa shfaqen njerëzit të tmerruar në rrugë, ose duke vrapuar për të dalë nga dyqanet.