Kolegji zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD-LSI për regjistrimin e anëtareve të opozitës në KZAZ.
Ankimi – Në fund të muajit të kaluar, opozita ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Qendror të zgjedhjeve, marrë më 23 Maj. Datë kur KQZ rrëzoi me shumicën e votave të anëtarëve propozimet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të zëvendësuar me komisionerët e tyre qytetarët e futur nëpër komisione me vendim kryesisht nga ana e KZ-së.
Vendimi në KQZ – Përfaqësuesi i PD-së pranë KQZ-së, Ivi Kaso, tha se kjo e drejtë ligjore u vjen partive të opozitës nga Kodi Zgjedhor, që i njeh ato si parti parlamentare dhe si administruese të proceseve zgjedhore.
Vendimi u mor pas një debati të gjatë ligjor dhe etik mes komisinerëve, ku u cituan shumë nene të Kodit Zgjedhor, nëse mund të kishte të drejtën për të patur komisionerë në një proces zgjedhor një parti që nuk regjistrohet në garën zgjedhore.