Profesori Ervin Goci është dëshmitari okular nga protesta e Astrit, ku u plagosën dhe shoqëruan disa persona.
Nga studio e emisionit “Tempora” në RTV Ora, Goci rrëfeu orët e tmerrit, por nga ana tjetër shpiegoi edhe gjendjen emocionale aktuale të tij.
Goci tha se pas kësaj dite të tmerrshme është mirë fizikisht, por është i tronditur.
Sonila Meço: Si ndihesh tani?
Ervin Goci: Jam mirë fizikisht, por jam i tronditur.
Kam bërë edhe kontrollet në spital se mos kisha ndonjë gjë, por jam shumë i tronditur.