Deputetja Rudina Hajdari e ka cilësuar në dëm të shqiptarëve marrëveshjen për reformën zgjedhore, ndërsa ka kërkuar me ngulm ndryshimin e sistemit. Në debat gjatë emisionit Opinion është përfshirë me nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, i cili i ka kujtuar zonjës Hajdari se është deputete në bazë të këtij sistemi ekzistues.
Petrit Vasili: Zonja Hajdari ka lindur nga ky sistem si mund ta monitorojë është kryetare e sistemit. Ky sistem e mundësoi zonjën Hajdari. Kshu ka lindur nga ky sistem…
Rudina Hajdari: Më fal që po ta them kështu por argument
Petrit Vasili : Na le radhën të flasim dhe në të tjerët
Rudina Hajdari: Kam ardhur në këtë sistem pikërisht …
Petrit Vasili: Zonjë do lësh radhë për të folur… Lerë moj se nuk shkon kjo zhurmë këtu. Po pusho, pusho! Qetësohu… Ore do pushosh apo s’do pushosh?
Forcat kryesore politike arritën sot një marrëveshje për të realizuar me mirëkuptim reformën zgjedhore deri më 15 mars. Një grup prej 4 anëtarësh, përfaqësues të tre partive kryesore Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili ranë dakord për miratimin e reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.
Reforma u ra dakord që të diskutohet dhe hartohet jashtë parlamentit në tryezën politike të partive, dhe produkti i saj konsensual të miratohet pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti.
Në Këshillin Politik të ngritur mes pozitës dhe opozitës marrin pjesë përfaqësues të opozitës së bashkuar, drejtuesit e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, si dhe përfaqësues të grupeve parlamentare në Kuvend. Shumica ra dakord të mos ndryshojë produktin e dakortësuar me opozitën, në Komision apo në seancë plenare. Krahas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, palët ranë dakord të diskutojnë edhe çdo problematikë tjetër zgjedhore, që i shërben arritjes së standardeve zgjedhore ndërkombëtare./ Opinion.al