Nga Amarildo Pregapuca
Nese politika s’do kish te bej me jetet e njerzve,mendoj se do ish fusha tek e cila do gjeja humorin me fin te prodhuar nga raca njerzore.
Pra ajken e ajkes, se artit te humorit..
Dhe ju e dini besoj se sa i rendesishem eshte ky art, ne shendetin psiqik te njeriut, i cili ndikon te na bej njerez me te gezuar, me te zgjuar,me te suksesshem, ne cfaredo bejme dhe me te pranueshem ndaj ndjenjave te bukura.
Nese politiken do ta barazoja me ndonje filozof, ky do ish Nietzsche. Eshte pikerisht Nietzsche, njeriu qe ne seriozitetin e te cilit gjej po aq shume humor.
Pasi shpjegon se perse linjat e moralit te vena nga disa, jane po aq te “pa moralshme” apo se si genjeshtra dhe e verteta jane barazisht te vlefshme apo te demshme..apo se cfaredo mendojme, lexojme, shikojme, themi, nuk jane egzaktesisht ashtu si ne i perceptojme..Dhe vendos theksin tek ajo qe na pengon ta bejme kete,qe eshte gjendja emocionale e pashmangshme qe ndikon ne keto perceptime..gjendje e cila lidhet pazgjithshmerisht me rethanat, klasen, nivelin etj..duke shpjeguar keshtu teper qarte dhe aresyen se perse ai vet, s’duhet te lexohet, se me shume mundesi do te keqkuptohet.
Gje qe Hitleri se mori parasyshe domethene..dhe e “perktheu” si i desh trapi.(Humor, por pak i zi ky)
Por kur behet fjale per politiken, humori behet me i prekshem dhe gati me i kuptueshem se ne rastin Nietzsche, por qe te perbashket kane pikerisht aftesine e gjendjes emocionale, per te na dhuruar “art”.
Gjate nje debati, dikur, dikush po me fliste me nje pasion te admirueshem per “fjalen e lire”..dhe shenjterine se saj.
U mundova ti shpjegoj ndryshimin qe ka,me “mendimin e lire”..po s’po arrija kurkund..ne fund mendova ti jap nje shembull konkret dhe pasi i hodha nje sy kalimthi,profilit te tij..i thash..
-Ore Maria dhe e martuar dhe e virgjer, mos i binte bythes i shoqi ?!
Me te drejte, me bllokoi dhe u largua..Une mora herezine, por se di ne ai mori shembullin se nje besimtar dhe “fjala e lire”, jane dy paralele qe nuk bashkohen, kurre.
Dikush tjeter ne inbox,po me shpjegonte me po aq pasion,virtytet e demokracise dhe ne moment e mbylli biseden me..
“Me erdhi ky bq Irlandez qe kam pronar dhe kerkon te ngjisim ca drunj ne kat te katert, flasim me vone”..
Kam pare gjithfare “humori”, ne debate mbi politiken..nuk kane fund.
Nga ata qe kane humbur prinder nga semundje te pa sherueshme dhe pa mundesi financiare, tek ata qe kane humbur femije, shoke, miq, qe jane vete ne tehun me te mprehte te goditjes dhe qe “cuditerisht”, ndjejne sodisfaksionin e fitimit “te debatit”, luftes me “kundershtarin”, mposhtjes se “ekipit kundershtar”.
Pra gjera qe asnje shkrimtar i cmendur s’ka “guxuar” ti hedhe ne leter..
Ose s’ka dashur..se pavaresisht humorit, dhembin shume..se kane te bejne me jete njerzish.
Nese do te pyesnim Nietzschen per nje zgjidhje, ndoshta do vazhdonte te tallte hallatet ose do thoshte: “Aaaa, politika!”./Fb