Opozita e re ka ndryshuar përbërjen e Komisioneve parlamentare. Deputetët e rinj janë emëruar anëtarë në disa Komisione sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Ndërkohë, deputeti Myslim Murrizi është zgjedhur nënkryetar Kuvendi me 92 vota pro dhe 6 abstenim. Emërimi i deputetëve të rinj në Komisionet Parlamentare:
-Rudina Hajdari kryetare e Komisionit për Integrimin Evropian.
-Enver Roxhi kryetar i Komisionit të Shëndetësisë.
-Jalil Jakini nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë.
-Fationa Dhimitri kryetare e Komisionit të Medias
-Alban Zeneli kryetari i Komisioni i Sigurisë.
-Korab Lita nënkryetar i Komisionit të Ligjeve.