Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, është një ndër artistet më të komentuara në showbizz-in botëror.
Ndonëse u bënë disa muaj që ajo nuk ka publikuar asnjë projekt të ri muzikor, Dua shfaqet mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh poston foto dhe video nga më të ndryshmet.Së fundmi, këngëtarja e njohur ka publikuar një foto provokuese në Instagram ku pozon me të brendshme përpara pasqyrës.
Foto është pëlqyer dhe komentuar pozitivisht nga fansat e saj, por nuk kanë munguar as komentet epike.
Në komentet e panumërta bie në sy kometi i komedianit shqiptar, Xum Allushi.
“Paska ardh uji andej nga ju?“-shkrun ai.