Partia Popullore Europiane i është drejtuar me një draft-rezolutë urgjente Këshillit Europian dhe vendeve anëtare, ku i kërkon të marrin një vendim pozitiv sa më shpejt të jetë e mundur për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Demontimi i politikës së zgjerimit mund të çojë në situata gjithnjë e më të paqëndrueshme në rajonin e afërt të BE-së dhe mund të lejojë aktorët e huaj, veprimtaria e të cilëve mund të mos jetë në përputhje me vlerat dhe interesin e BE, të angazhohen më ngushtë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, thuhet në dokument./Fjala.al