Kryeministri Edi Rama ka vleresuar figuren e gazetarit Fatos Baxhaku, gazetarine e tij dhe dashurine per librat.
Ne nje postim te tij, Rama e kujton Baxhakun si mikun e tij te vjeter te koheve te veshtira.
“E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo, pa u zbutur një fije pikëllimi për Gjergj Xhuvanin, një tjetër mik i kohëve të vjetra, Fatos Baxhaku, njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë, që jetoi me një kuriozitet fëminor për natyrën njerëzore dhe me një dashuri pa zhurmë për brendinë e këtij vendi, sot e humbi betejën me sëmundjen cfilitëse…
Lamtumirë Baxhak😥”, shkruan Rama.