Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha pas takimit me homologun e tij francez Emmanuel Macron se BE do të hapë në mars negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sepse frikësohet nga rezultatet e zgjedhjeve më 12 prill në Shkup.
“Ata nuk duan të jenë fajtor për mposhtjen e dikujt të cilit i kanë premtuar diçka që nuk e kanë bërë”.
Vuçiç, tha në samitin e Ohrit se do të lobonte tek Macron për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.