1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Problemi i Fevziut dhe problemi i ministrave të Ramës

February 12, 2020
in Blog
        
 

Nga Mero Baze

Një truk online, me një sondazh ta paçertifikuar, prodhoi një lajm poshtërues për shumicën e ministrave të Qeverisë “Rama”, të cilët, sipas asaj që u prezantua nga një specialist i IT në emisionin “Opinion”, kishin blerë mijëra klikime fallco, për t’u shfaqur si ministra të pëlqyer në sondazhin online.

Diferenca mes votave reale, sipas moderatorit, dhe votave fallco, ishte rreth 50 herë në disa raste. Që ministrat mobilizohen të duken njerëz të pëlqyer në sondazhe të tilla, nuk ka diskutim, por që një ministër të blejë 90 mijë klikime, nga rreth 1000 deri 2000 klikime reale që ka në faqen në fjalë, është e pabesueshme dhe jashtë çdo logjike.

Për më tepër që “sëmundja” kishte kapur shumicën e ministrave të rinj, që nuk i njeh Fevziu, dhe nuk ishte shqetësim për disa ministra të vjetër, me të cilët ha dreka.

E vetmja gjë e besueshme në atë histori, është që më shumë se ministrat, në atë sondazh ka futur duart i zoti emisionit, për të sulmuar ministrat që nuk i shkojnë në emision.

Dhe nuk është gjetje e keqe. Vetëm se arsyeja është meskine dhe tipike për filozofinë e Fevziut, që kush nuk i respekton emisionin, mund të poshtërohet.

Që ministrat e Edi Ramës kanë një problem me komunikimin publik, është e qartë, por problem nuk është pse nuk shkojnë tek Fevziu, por pse nuk përballen politikisht në opinionin publik.

Është rast i rrallë që një Qeveri të ketë në përbërje të saj ministra të mirëshkolluar, për të cilët nuk mund të them se janë të paaftë, por që e trajtojnë veten si njerëz koketë, që duhet t’u respektosh postimet dhe jo mendimet, që duhet t’u vlerësosh deri dhe veshjen, por jo imazhin politik, dhe mbi të gjitha, që nuk u dalin zot problemeve që shkaktojnë me qeverisjen.

Kjo është ndoshta e vetmja Qeveri që mbaj mend në këto 30 vjet, e cila është më e depolitizuar se shtypi dhe opinioni publik.

Shumë ministra apo ministre të Edi Ramës, kur shfaqen në ekrane, janë të mirësiguruar që nuk i ngacmon askush, flasin me një gjuhë teknike, sikur të jenë ekspertë të huaj neutralë, nga ata që e kanë në status të mos mbajnë anë politike.

Akoma më shumë janë të keqkuptuar, se postimet e tyre propagandistike, janë orar pune që bindin qytetarët se çfarë bëjnë. Kjo ka prodhuar dhe atë skenën qesharake që ministrat zihen me njëri- tjetrin, pse i “vjedhin” njëri- tjetrit meritat në postime.

Në këto kushte, debatin publik për qeverisjen, përtej Edi Ramës, që zhgëryhet me dëshirë në baltë çdo ditë, aty ku ka sherr, e marrin figura jashtë qeverisë, të cilët demonizohen, ose heroizohen, thjesht se bëjnë një punë që nuk është e tyre.

Problemi që kanë ministrat e Edi Ramës nuk është se kanë “blerë” klikime tek emisioni i Fevziut, se ajo duket nga larg që është manipulim, pasi klikimet e shpikura për qeverinë, tejkalojnë klikimet që merr faqja “Opinion” për 48 orë.

Problemi është tek e kundërta, që ata nuk duan të bëhen as të njohur dhe as luftëtarë, por rrogëtarë. Ka gati një vit që asnjë ministër nuk është i përfshirë në asnjë debat publik dhe në asnjë përballje, që i rrit pikët qeverisë, ose që dëshmon aftësitë politike të ministrit.

Edhe pse shumica janë zgjedhur si njerëz teknikë, duhet të kuptojnë se janë bërë ministra për të mos qenë më teknikë. Nëse donin karrierë teknike të mëtejshme, mund ta refuzonin Edi Ramën.

Kur bëhesh ministër, je bërë automatikisht njeri politik, pasi politika të ka vlerësuar (nëse) aftësitë profesionale. Vazhdimi i karrierës së tyre si njerëz që duan të ruajnë profilin teknik, shmangien nga debati politik, që natyrisht të bën pis, dhe mbi të gjitha shmangia e përfaqësimit publik të qeverisë prej tyre, duke e lënë në duar të skalioneve partiake, i bën ata jo vetëm të panjohur për qytetarët, por dhe për vetë socialistët.

Kjo pastaj lind pikëpyetje të mëdha, përse i duhet një Qeverie, një njeri teknik, që refuzon të sillet si ministër politik.

Në qeverinë “Berisha”, Genc Ruli, Ridvan Bode, Sokol Olldashi, Arben Imami etj, si ministra kryesorë, ishin dhe “kuajt” kryesorë të betejës politike, edhe pse vet Berisha, njësoj si Rama, ishte 24 orë në betejë.

Tani që nuk blejnë klikime bëjnë mirë, por që duhet të kenë parasysh se janë ministra, jo vetëm të meritojnë ndonjë pëlqim, por të bëjnë të pëlqyeshme dhe qeverinë e tyre me personalitetin që shfaqin.

Pastaj raportet me Fevziun mund t’i rregullojnë lehtë, po i shkuan në emision. Nuk është ndonjë dramë e madhe.


        
 
Next Post

“Gangsterët janë futur në vrimë të miut”! Pjerin Ndreu akuza opozitës: Po i fryn zjarrit të krimit

Meta bën të “fortin”: Jo në “Venecia”, por në NATO të shkojnë s’kanë ç’më bëjnë! Kjo punë ka marrë fund, do jem në detyrë deri në 24 korrik 2022

Nuk kemi futboll por ama kemi...shalë! Gara e çmendur në TV-të shqiptare me moderatoret e sportit "kuklla" (Foto)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com