Sekretari i Pergjithshem i PS, Taulant Balla, tha pas mbledhjes se Kryesise, se Partia Socialiste nuk i behet mburoje askujt nga personat qe kane pergjegjesi personale per te shkuaren e tyre.
Balla komentoi mbledhjen e Kryesise se PS, duke theksuar se eshte debatuar gjate mbi organizimin e ri te partise dhe komunikimin e strukturave, duke thkesuar faktin se debatet brenda PS jane nje pasuri e saj.
“Kishim një mbledhje kryesie të partisë e cila ishte e fokusuar sa i përket një prezantimi që ka të bëjë me një axhendë pune intensive, që paraprinë zgjedhjet në PS.
Siç e dini PS është e vetmja forcë që është në një proces të vazhdueshëm ristrukturimi.
Ne kemi argumentuar nevojën që në strukturën e PS Shkodër të ndërmarrim një hap të rëndësishëm rigjenerimi, që është një proces që për shkak të zgjedhjeve, do të zhvillohen në të gjitha bashkitë, por veçanërisht në Shkodër.
Kemi marrë vendimin për të pasur një vëmendje të veçantë, procesin e riformatimit të PS Shkodër”, tha Balla.
I pyetur për akuzat e PD ndaj Valdrin Pjetrit dhe kreut të Bashksisë Vorës, Agim Kajmaku, Balla tha se ato janë përgjegjësi personale dhe se do të ashpërsohet kodi ligjor për personat që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre.
“Nisur nga rasti i Valdrin Pjetrit, ne kemi diskutuar, kryeministri ka rishprehur domosdoshmërinë që këtë përgjegjësi personale të personave që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre ne ta ashpërsojmë përmes mekanizmave ligjorë.
Në çdo rast PS ka vënë një stendat në politikën shqiptare, kurrë nuk kemi bërë mburojën për asnjë. Forcat e tjera politike ushqenin Xhelal Mziu në derë të burgut”, tha Balla