Kryeministri Edi Rama ka folur rreth reformës në drejtësi ku ka përmendur edhe presidentin Ilir Meta edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ai tha se ai është mbështetës i reformës.
Ai u shpreh se SPAK nuk bën arrestime por proçese, dhe se në gjykatë janë çuar dosje që konsiderohen problematike.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Përse duhet të shkojë në burg Meta dhe Berisha dhe jo ju që keni qeverisur tetë vjet? Kjo është e tmerrshme.
Rama: Po të kisha unë stres nga reforma, nuk do të isha mbështetës i reformës. Po të ishte kështu i bie të kem kapur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Saliu vërtet luan në ipad, por Pinocheti ishte në shtratin e vdekjes kur e çuan përpara drejtësisë. Kanë apo jo probleme me drejtësinë, këtë do ta thotë drejtësia.
Rakipi: Po ta kesh marrë drejtësinë ti, si do të kemi drejtësi ne? Të gjitha dosjet që ka kaluar opozita, apo pjesë të tjera të shoqërisë civile, SPAK s’ka konsideruar asgjë. Më thuaj një njeri të vetëm që është ndaluar.
Rama: Me dosjet SPAK nuk bën ndalime, por bën procese. Është e pavërtetë, që nuk ka çuar në gjykatë asnjë dosje. Përkundrazi, por di t’ju them që është e vërtetë e kundërta.
Ka çuar në gjykatë dosje që i konsideron problematike. Është një dosje konkrete, gjykata do të vendosë. SPAK është akoma një krijesë e sapolindur, ka dhënë sinjale të mira.