Franca hidhet në fushë me formacionin 4-2-1-3, një vendosje që lehtësisht kthehet në 5-2-1-3. Në sulm janë Giroud dhe Ben Yedder të mbështetur nga mbrapa nga Griezmann. Bie në sy mungesa e Loris i cili zëvendësohet nga Mandanda.
Ndërsa Edi Reja ka zgjedhur të hidhet në fushë me formacionin 4-3-1-2. Në portë ndodhet Berisha ndërsa në mbrojtje Hysaj, Gjimshiti, Dermaku dhe Veseli.
Në mesfushë janë Gjasula, Bare dhe Lenjani. Sulmi përbëhet nga Balaj dhe Manaj që mbështeten nga Qose.