Është publikuar edhe skema e fundit për fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale. Ekspertët kanë bërë me dije se tashmë Biden i duhet fitorja vetëm në Pensilvani për të fituar 270 mandatet e nevojshme.
Në Filadelfia janë numëruar rreth 79% të votave, ku raportohet se kryeson Biden.Aktualisht, Presidenti Trump po udhëheq me vota në Keystone, por drejtimi i tij është ngushtuar ndjeshëm në 24 orët e fundit. Ndërsa numëroheshin më shumë fletëvotime me postë, Trump kaloi nga një diferencë mbi 600,000 vota në 164,000 vota përpara kundërshtarit demokrat.
Presidentit Trump i duhet të mbajë fronin në Pensilvani për të arritur 270 votat, ndërkohë që duhet të ketë fitoren edhe në një prej tre shteteve Arizona, Karolinën Veriore dhe Georgia.
11:00/ SHBA “në këmbë”! Amerikanët kontestojnë rezultatet
Në shtetet ku vijon numërimi i rezultateve kanë shpërthyer protesat dhe demostratat.
Protestuesit bëjnë thirrje për një numërim të plotë të votave, ndërsa grupe më të vogla mbështetëse të presidentit Trump janë grumbulluar në Miçigan dhe në Arizona.
Në New York policia ka arrestuar dhjetra persona pasi u përpoqën të digjinin koshat e plehrave dhe janë përleshur me policinë.
Protestuesit marshuan gjithashtu në Çikago, Los Anxhelos, Seattle, Hjuston, Pittsburgh, Minneapolis dhe San Diego.
Mbështetësit e Presidentit Donald Trump shkuan në një qendër të numërimit të votave në Detroit, Miçigan, për të kërkuar ndërprerjen e numërimit.
Sakaq rezultati është ende i paqartë.
10:20/ Georgia drejt përfundimit të numërimit
Në Georgia kanë mbetur për t’u numëruar edhe 100 mijë votat e fundit. Qarku i Fulton ku ka edhe më shumë votues, ka vendosur të numërojë votat edhe përgjatë natës.
Numëruesit po vijojnë punën duke numëruar rreth 3000 vota për orë.
Fulton është njohur gjithmonë si bastion demokratik, ndërkohë që për momentin po numërohen votat që kanë mbërritur me postë.
08:57/ Biden drejt fitores në Arizona
Kandidati demokrat Joe Biden po fiton edhe në shtetin e Arizonës. Numërimi thuajse ka përfudnuar në njërin prej qyteteve më të mëdha të zonës, ku Biden është rreth 10 mijë vota para Trump.
Deri më tani rezultati në Maricopa nxjerr fitues Joe Biden me 912.585 vota, kundrejt 835.071 vota të republikanit Trump.
Maricopa është vendi që ka më shumë votues në shtetin e Arizonës.
Numërimi rinisi pasi policia shpërndau protestuesit që rrethuan qendrën e zgjedhjeve, të cilët mbështesnin idenë e rinumërimit të votave.