Lulzim Basha u zu mat mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”, teksa gazetari Lorenc Vangjeli e pyeti për emrin e një shkolle që ai ka ndërtuar në Tiranë kur ishte kryetar Bashkie.
Denstistët nuk iu thonë këtë sekret, por me këtë mënyrë do i pastroni gurëzat si me magji, të gjithë përbërësit e thjeshtë i keni në shtëpi
Pyetjes sfiduese, të cilen ia ka bere disa here edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, Basha iu shmang disa herë, me gjithë insistimin e gazetarit në studio. Kreu i PD nuk ishte ne gjendje te thoshte nje emer shkolle qe mund te kishte ndertuar ne 4 vjet qe qeverisi Tiranen, duke konfirmuar ate qe thote Veliaj çdo dite.
Pjesë nga debati në studion e Opinion:
Vangjeli: Keni qenë në krye të Bashkisë së Tiranës dhe Erion Veliaj po ju sfidon ditë pas dite: Më thoni emrin e një shkolle që keni ndërtuar nga themelet deri te catia… Basha: Pa pikë diskutimi që investimi i vetëm i Edi Ramës do të jetë një investim kundër meje personalisht, dhe kundër PD. Padiskutim që ka të meta edhe në qeverisjen time edhe në qeverisjen e PD, por do t’i zmadhojë ato pikërisht se s’ka asnjë alternativë.
Vangjeli: Ju nuk më thoni emrin e një shkolle që keni ndërtuar në 4 vjet! Do më thuash emrin e shkollës? Basha: Blendi Fevziu i ka në arkivin e tij të gjithë arritjet e mia në krye të Bashkisë së Tiranës…
angjeli: Një emër shkolle, të lutem! Basha: Unë nuk jam këtu që të më kthesh në një konkurs fëmijësh.