Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një diskutim te gjerë në lidhje me ‘Mini-Schengenin’, foli gjithashtu për marrëdhenien Shqipëri-Kosovë. Ai premtoi se në një të ardhme jo shumë të largët nuk do të ekzistojnë kufijtë midis Shqipëri-Kosovë.
“Tani këta e duan ta heqin atë kufi apo jo? Apo do vazhdojnë ta heqin duke e thënë dhe duke mos e hequr? Apo do ta heqin me valle shpatash? Unë do heq kufirin e Shqipërisë me Kosovën dhe do i jap mundësi shqiptarëve nga dy anët e kufirit që kur të kalojnë Morinën t’ju duket sikur shkojnë nga Prishtina në Gjakovë apo nga Lezha në Durrës, të mos shikojnë aty asgjë dhe mos të rrinë të presin me kilometra e kilometra të tëra. Kjo është shumë e thjeshtë. Nëse do të merremi me përmbajtjen, gjithë përmbajtja e kësaj nisme bazohet jo vetëm në dakordësi, por dhe në interesin e njerëzve të zakonshëm të të gjitha vendeve.”, tha Rama.