Kryeministri Rama ka reaguar me anë të një statusi në Twitter, pas thirrjes së përsëritur të PD për kryerjen e sa më shumë testeve.
“A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?!
Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë!
Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË!
Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË!
PD i’a fut kot. PIKË!”, shkruan Rama. (TemA)