Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme për raportin e Dick Martyn për UÇK-në, teksa pyet ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta se pse votuan pro këtij raporti që inkriminonte UÇK-në.
Gjithashtu Rama i kërkon Bashës që të sqarojë se çfarë dosje ka përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan.
“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër?
Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”- shkruan Rama në twitter.