Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Gjermani për të bindur Bundestagun dhe kancelaren Angela Merkel për hapur dritën jeshile për negociatat në Tetor për Shqipërinë.
Vizitën kreu i qeverisë shqiptare e ka nisur në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut. Kryeministri thotë se ndodhet në Bundestag për të kërkuar ‘PO’-në, ndërsa bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv.
“Në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë. Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv” shkruan Rama.