Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi dje raportin për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2020 duke evidentuar edhe situatën në Shqipëri.
Për vendin tonë problem kryesor mbetet përhapja e korrupsionit në të gjitha nivelet.
Sot në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada amerikane në Tiranë thotë se prokurorët në Shqipëri kanë bërë përparim në ndjekjen e rasteve të nivelit të ulët të korrupsionit, por fenomeni është i përhapur.
“Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA për të Drejtat e Njeriut për Shqipërinë për vitin 2020, vëren përparim të rëndësishëm nga prokurorët në ndjekjen e rasteve të nivelit të ulët të korrupsionit por shqetësime të vazhdueshme mbi korrupsionin e përhapur; pavarësinë e gjyqësorit; kufizime në lirinë e të shprehurit dhe të medias; dhe pandëshkueshmërinë” shkruan ambasada.