Ambasada Britanike në vendin tonë reagoi pas vendimit të Bashkisë së Tiranës për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Përmes një postimi në “Facebook”, Ambasada bëri thirrje për dialog dhe që të jetë gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë.
“Mbështesim thirrjen e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel për dialog dhe për të gjitha palët e përfshira që të japin kohën dhe hapësirën që të mund të realizohet në mënyrë kuptimplotë. Dialogu nuk është kurrë i pavlerë, veçanërisht në këto kohë të trazuara”, thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike në “Facebook”.