Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot një takim me Presidentin Ilir Meta, ku është diskutuar në lidhje me krizën poltike që është përfshirë vendi dhe për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë në lidhje me takimin ka reaguar edhe Partia Socialiste.
Deputetja Elona Gjebrea, tha se qeveria dhe parlamenti janë duke vazhduar punën.Edhe pse opozita po krijon situata jo normale në vënd, deputetja deklaron se Shqipëria nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme.
“Ne nuk mendojmë që Shqipëria duhet të ketë zgjedhje të parakohshme. Ne jemi duke vazhduar punën. Sigurisht është një situatë anormale edhe një situatë e pa ndodhur më parë. Për fatin tonë të keq e ndodhur jo nga ana e mazhorancës por nga ana e opozitës. Fakti që ne kemi tashmë opozitë brenda parlamentit na mundëson që të kemi një parlament që po përpiqet të bëjë të gjitha detyrat ashtu siç duhet.”- tha deputetja