talia ka ndërtuar në një kohë rekord një spital të ri në zonë e panaireve në Milano që konsiderohet edhe si “reparti më i madh i terapisë intensive në Itali”.
Në deklaratat e inagurimit të spitalit, zyrtarët lokalë janë shprehur se shpresojnë që ky model të ndiqet jo vetëm nga rajonet e tjera në Itali por edhe ndërkombëtarisht.
Për ndërtimin e tij u mobilizuan një serë donacionesh, ku rezultojnë se rreth 1200 donatorë kanë krijuar një fond që arrin thuajse në 21 milionë euro.
Për ndërtimin e këtij spitali kanë punuar 10 ditë, 500 persona me tre turne për 24 orë në ditë. në procesin e ndërtimit u përfshinë thuajse 100 sipërmarrje.
Në total, ky spital do të ketë 200 shtretër dhe në të do të punojnë 200 mjekë specialistë në anestezi dhe reanimacion, 500 infermierë dhe më shumë se 200 profesonistë mjekësie.
Në mënyrë të ngjashme, edhe në Wuhan në Kinë ku shpërtheu epidemia e COVID u ndërtua një spital i madh në kohë rekord prej 7 ditësh.