• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0699123588
Saturday, February 16, 2019
15 °c
Tirana
18 ° Fri
19 ° Sat
18 ° Sun
19 ° Mon
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Debat
    • Blog
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Debat
    • Blog
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rexhep Qosja i pikëlluar nga ikja e albanologut: Humbje e madhe për kulturën shqiptare

06/12/2018
in Aktualitet
0
Rexhep Qosja i pikëlluar nga ikja e albanologut: Humbje e madhe për kulturën shqiptare
8
SHARES
Share on FacebookTwitter

Nga Rexhep Qosja

U nda nga jeta albanologu Kristian Gyt. U nda nga jeta në moshën 87 vjeçare, por u nda nga jeta duke mbetur i përjetshëm dhe i lavdishëm në historinë dhe kulturën shqiptare. Studiuesit e shquar Remzi Përnaska dhe Enver Hysa kanë sjellë shumë të dhëna për jetën e tij, për natyrën e tij, për krijimtarinë e tij shkencore, për angazhimet e tij të gjithanshme kulturore, shoqërore dhe institucionale, në përgjithësi për përkushtimet e tij ndjenjore e mendore.

Prej këtyre të dhënave shihet se Kristian Gyt ka qenë ose drejtues, ose pjesëmarrës i shumë institucioneve, i shumë organizatave dhe i shumë shoqatave të Francës, në të cilat është punuar dhe punohet për historinë e Shqipërisë e të popullit shqiptar, për kulturën dhe qytetërimin shqiptar. E gjithë përmbajtja e veprimtarisë dhe e krijimtarisë së tij të gjatë, shumëvjeçare, që përbën qëllimin kryesor të studimeve të tij të gjithanshme, janë historia, gjuha, zakonet, traditat, folklori, letërsia e popullit shqiptar.

Kristian Gyt ishte njëri prej njohësve më të mirë dhe njëri prej trajtuesve më të gjithanshëm të gjithë atyre vlerave që përbënin të kaluarën dhe të atyre që përbëjnë të përtashmen shpirtërore shqiptare. Për shkak se e ka njohur aq gjithanshëm dhe e ka trajtuar aq përkushtueshëm historinë e popullit shqiptar, për shkak se e ka njohur dhe e ka trajtuar aq gjithanshëm krijimtarinë e tij shpirtërore, Kristian Gyt e ka dashur popullin shqiptar.

Dhe, për shkak se e ka dashur aq përkushtueshëm popullin shqiptar ai ka marrë pjesë me punë, me veprimtari shoqërore e kulturore, me studime shkencore kudo është folur për të: në tubime të ndryshme, në sesione, në simpoziume, në konferenca e në kongrese shkencore albanologjike, ballkanologjike, evropiane e botërore. Për shkak se e ka dashur aq përkushtueshëm popullin shqiptar ai e ka përkthyer Kanunin e Lekë Dukagjinit. Dhe, për të njëjtat arsye, ai ka përkthyer vepra letrare, studime e trajtesa shkencore të autorëve shqiptarë.

Sa shumë të dhënat e reja, sa shumë gjykimet e reja, sa shumë vlerësimet e reja janë të përmbajtura në studimet dhe në përgjithësi në shkrimet e në ligjëratat e tij për historinë shqiptare, për gjuhën shqipe, për zakonet adetet, kanunet, në përgjithësi për krijimtarinë shpirtërore të popullit shqiptar. Është dukshëm e qartë se Kristian Gyt ka shkruar shumë në sasi e me shumë cilësi për ne, për shqiptarët, por ne jo sa duhet dhe sa e ka merituar kemi shkruar e bërë për të.

Shumësia e lëndëve, e temave, e çështjeve, e problemeve që ka trajtuar ai në studimet e tij shqiptare ka merituar shumë më tepër kujdes, paraqitje e popullarizim prej nesh. Përkushtimi yni si popull e si shtete ndaj gjithë veprimtarisë së tij, ndaj gjithë krijimtarisë së tij mendore, ndaj gjithë studimeve të tij shqiptare nuk do të ishte vetëm shprehje e nderimit tonë për të, për Veprën e tij të madhe albanologjike, por edhe nevojë mendore e morale e kohës sonë për atë Vepër e për atë intelektual francez, evropian, botëror.

Studiuesit e historisë dhe kulturës shqiptare si Kristian Gyt, miqtë e përkushtuar si Kristian Gyt, albanologët e shquar si Kristian Gyt gjithmonë e kanë nderuar dëshmueshëm dhe gjithmonë e kanë dashur dëshmueshëm popullin shqiptar me dhembjet, me idealet e me të arriturat e tij. E duan, natyrisht, dukshëm dhe sot.

Nderimi ynë për ta, përkushtimi ynë ndjenjor e mendor ndaj tyre duhet të jetë gjithnjë e më i dukshëm, më mbarëkombëtar. Për të gjitha arsyet e sipërthëna nderimi ynë, kujtimi ynë për albanologun e madh, për mikun tonë të madh Kristian Gyt do të jetë i përjetshëm. I përjetshëm dhe i dëshmuar me përkushtime konkrete historike, shkencore, shtetërore. Me familjen e tij, me miqtë, bashkëpunëtorët dhe me të gjithë ata që e kanë dashur e çmuar, unë, si mik dhe adhurues i Veprës së tij, i Etikës së tij intelektuale, ndaj dhembjen dhe pikëllimin.

Prishtinë, 5.12.2018 Rexhep QOSJA

Related Posts

Horoskopi ditor, e shtunë 16 shkurt 2019
Aktualitet

Horoskopi ditor, e shtunë 16 shkurt 2019

16/02/2019
Deputeti i “kobures”: Edi Paloka, nënkryetari më i rëndësishëm në historinë e Kuvendit të Shqipërisë
Aktualitet

Deputeti i “kobures”: Edi Paloka, nënkryetari më i rëndësishëm në historinë e Kuvendit të Shqipërisë

16/02/2019
Skandali me tenderat/ Artan Hoxha i përgjigjet ashpër Ylli Manjanit: Nuk mund të justifikohesh
Aktualitet

Gyqtarit iu gjetën 17 mijë euro në banesë, Artan Hoxha tregon prapaskenat: Surprizoi edhe mediat…

15/02/2019
Braçe ironizon Monikën: Oooooo Zoooot, gjithë protesta për një karrike!
Aktualitet

Braçe ironizon Monikën: Oooooo Zoooot, gjithë protesta për një karrike!

15/02/2019
Deputeti i PS-së: Nëse nuk meren masa, do të ngre bizneset e zonës në protestë!
Aktualitet

Deputeti i PS godet drejtuesit e protestës: Tallje të dalësh për hallet e popullit kur vetë jeton në luks

15/02/2019
Të rrëzuarit barkas, nuk rrëzojnë dot askënd duke qarë?!
Aktualitet

Të rrëzuarit barkas, nuk rrëzojnë dot askënd duke qarë?!

15/02/2019
Next Post
Vr.asja e studentes greke, del videoja e takimit me shqiptarin

Vr.asja e studentes greke, del videoja e takimit me shqiptarin

Akuzat për pastrim parash/ Ylvi Beqja dëshmon kundër Shullazit

Akuzat për pastrim parash/ Ylvi Beqja dëshmon kundër Shullazit

Avokati Romeo Kara: “E dashura e Izet Haxhisë, mikeshë me Argitën, kompromis me Berishën për dosjen “Hajdari”!

Po e përdorni gjykatën si "kamzhik" karshi meje... por unë do të jem përballë jush, deri sa ligji të qëndroje mbi të gjithë ne, derisa ju të mësoni të respektoni ligjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


TE FUNDIT

Horoskopi ditor, e shtunë 16 shkurt 2019
Aktualitet

Horoskopi ditor, e shtunë 16 shkurt 2019

16/02/2019

Dashi Të lindurit e kësaj shenje mund të përballen me disa shqetësime gjatë kësaj dite. Këto shqetësime...

Deputeti i “kobures”: Edi Paloka, nënkryetari më i rëndësishëm në historinë e Kuvendit të Shqipërisë

Deputeti i “kobures”: Edi Paloka, nënkryetari më i rëndësishëm në historinë e Kuvendit të Shqipërisë

16/02/2019
Skandali me tenderat/ Artan Hoxha i përgjigjet ashpër Ylli Manjanit: Nuk mund të justifikohesh

Gyqtarit iu gjetën 17 mijë euro në banesë, Artan Hoxha tregon prapaskenat: Surprizoi edhe mediat…

15/02/2019
Braçe ironizon Monikën: Oooooo Zoooot, gjithë protesta për një karrike!

Braçe ironizon Monikën: Oooooo Zoooot, gjithë protesta për një karrike!

15/02/2019
Deputeti i PS-së: Nëse nuk meren masa, do të ngre bizneset e zonës në protestë!

Deputeti i PS godet drejtuesit e protestës: Tallje të dalësh për hallet e popullit kur vetë jeton në luks

15/02/2019
Të rrëzuarit barkas, nuk rrëzojnë dot askënd duke qarë?!

Të rrëzuarit barkas, nuk rrëzojnë dot askënd duke qarë?!

15/02/2019
Nesër, nëse je shqiptarë “mos rri po duku”: Filloje me ata që të kanë thirrur aty, “faqezinjtë” e pa zbardhur dhe mbaroje me ata që të kanë borxh ndryshe je…!

Nesër, nëse je shqiptarë “mos rri po duku”: Filloje me ata që të kanë thirrur aty, “faqezinjtë” e pa zbardhur dhe mbaroje me ata që të kanë borxh ndryshe je…!

15/02/2019
“Gjeneralët e zinj” në hije të protestës, Rakipi, Bushati, Zheji, Lubonja dhe Babaramo do jenë në protestë si të pakënaqur që u mungon kocka në “sofrën” e Ramës!

“Gjeneralët e zinj” në hije të protestës, Rakipi, Bushati, Zheji, Lubonja dhe Babaramo do jenë në protestë si të pakënaqur që u mungon kocka në “sofrën” e Ramës!

15/02/2019

Informohu për Ndihmën Ekonomike

https://www.youtube.com/watch?v=cMvDMJT7wng

NA NDIQ

  • 89.5k Fans

TE REKOMANDUARA

Të rrëzuarit barkas, nuk rrëzojnë dot askënd duke qarë?!

Të rrëzuarit barkas, nuk rrëzojnë dot askënd duke qarë?!

14 hours ago
Nesër, nëse je shqiptarë “mos rri po duku”: Filloje me ata që të kanë thirrur aty, “faqezinjtë” e pa zbardhur dhe mbaroje me ata që të kanë borxh ndryshe je…!

Nesër, nëse je shqiptarë “mos rri po duku”: Filloje me ata që të kanë thirrur aty, “faqezinjtë” e pa zbardhur dhe mbaroje me ata që të kanë borxh ndryshe je…!

15 hours ago
“Gjeneralët e zinj” në hije të protestës, Rakipi, Bushati, Zheji, Lubonja dhe Babaramo do jenë në protestë si të pakënaqur që u mungon kocka në “sofrën” e Ramës!

“Gjeneralët e zinj” në hije të protestës, Rakipi, Bushati, Zheji, Lubonja dhe Babaramo do jenë në protestë si të pakënaqur që u mungon kocka në “sofrën” e Ramës!

15 hours ago

ME TE LEXUARAT

  • PD-së i kanë firuar 40% e anëtarëve, shkak pazari me LSI, “ujkonjës që ka futur hundët”, për gjysmën e “tepsisë”

    Në protestë kundër varfërisë?! A e dinit se Lulzim Basha paguan 44 mijë dollarë në vit për arsimimin e 2 fëmijëve, supermbesa e Sali Berishës poashtu?!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ja çfarë e tronditi Bashën nga fjalët që i tha në vesh qytetari që më pas e godit ushtari i Lulit!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Mos më pengoni të protestoi se …!” I akuzuari për urdhër-ekzekutimin e katër protestuesve Lulzim Basha kërcënon

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rama nxjerr videon dhe ka dy fjalë për opozitën dhe palokët!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Protesta/ Brozi: Politikanët që kanë frikë nga drejtësia kërkojnë dhunë dhe shkatërrim

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Ekskluzive

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al, All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Blog
  • Debat
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al, All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In