Gati dy muaj pas izolimit nga pandemia e koronavirusit, rishfaqet në ekranet televizive ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili ka bërë një skaner të shpejtë të menaxhimit të kësaj situate nga qeveria. Teksa ka hedhur akuza ndaj qeverisë për vjedhje me tenderat sekretë, dhe dhunimin e qytetarëve në protestat paqësore, Balliu tha se gjatë kësaj periudhe shqiptarët kanë parë dritë në fund të tunelit, dhe kjo dritë sipas tij është Partia Demokratike.
Pjesë nga deklarata e Balliut në News24:
Kemi qenë jemi dhe do të jemi gjithmonë në mbështetje të artistëve dhe të vlerave kombëtare siç është Teatri Kombëtar.
Në këtë kohë qytetarët kanë parë një qeveri e cila në plan të parë kishte vjedhjen me tenderat sekretë, dhe kishte dhunën për qytetart. Por njëkohësisht kanë parë edhe një shpresë, një dritë në fund të tunelit, që është Partia Demokratike.
Qytetarët kanë parë alternativën tonë. Kanë parë një opozitë, një lidership që dha me shifra konkrete se si shqiptarët mund të merrnin 90 milion euro në muaj.
Kjo qeveri fillimisht do ta bënte Teatrin me PPP se nuk kishte para, po sot ku i gjeti paratë?