Nga Bledi Mane
1./
Mbyll për një çast sytë, depërto poshtë membranës së trurit aty te qoshja e memories dhe fshiji ato kujtimet e tua të deritanishme. Riktheu në vitin e largët 1998 dhe ec rrugëve të Prishtinës, një kasabaje orientale të Jugosllavisë së Sllobodan Milosheviçit.
Rutinë provinciale, çaj në gota qelqi, serbo-kroatishtja që flitet në institucionet shtetërore dhe shqipja vetëm rrugicave të ngushta. Milicia dhe policia federative kontrollojnë edhe xhamitë, Ibrahim Rugova duke tymosur duhan në pritje të një gazetari të huaj për intervistë, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj jashtë Kosovës që presin të hyjnë ilegalisht në atdhe, Albin Kurti me flokë të gjata veshur me bluzën e Che Guevarës te oborri i Universitetit të Prishtinës që e arrestojnë dhe e burgosin.
Vrasjet sapo kanë filluar në Tropojën e Shqipërisë për tregëtinë e armëve që futen ilegalisht në Gjakovë e ndërkohë…
Në Moskën e varfër presidenti Boris Jelcin është përsëri tapë me vodka Gorbaçov, matanë oqeanit në Washingon presidenti amerikan Bill Klinton pret të mbarojë në Kongres gjyqi i tij pas skandalit seksual me Monikën dhe e ka gati planin historik.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës e krijuar nga komunistët shqiptarë emigrantë në Zvicër merr bekimin për ta zhvendosur luftën mediatike nga faqet e gazetave në faqet e kodrave dhe të maleve të Kosovës. Amerika mbyll një sy, Shqipëria hap të dy sytë ndërkohë Beogradi i bën sytë katēr por vonë, tepër vonë.
2./
Qysh nga viti 1920 kur Presidenti Willson i dha drejtim pavarësisë sakate të Shqipërisë, Amerika nuk i kishte harruar këto troje. Pas atdheut tonë bazik, aleati ynë më i madh mori përdore ish provincën jugosllave, i dha oksigjen, i futi biberonin me qumësht oksidenti në gojë, i dha edhe kurajo e i tha:
-Kosovë e dashur, fillo ec ngadalë se mua më ke në krah!
Çapitej Kosova, u ngrit Kosova, u ushqye Kosova, u zbukurua Kosova, u njoh Kosova por tani që ka hyrë në moshën e adoleshencës i kanë filluar periodat, i kanë plasur puçrat në fytyrë dhe i ka hyrë edhe vetja në qejf. Kujton se i përballon e vetme sfidat dhe po shkelmon Atë që e rriti me duart e saj.
Tenton të sfidojë folklorikisht Amerikën herë me taksat e Ramushit dhe herë me bolshevizmin populist të Albinit. Tenton të mos dëgjojë asnjë këshillë nga çliruesi i saj dhe kërkon të dalë ashtu e vetme nga oborri i shkollës për tu përballur me gangsterët që e presin aty 21 vite rresht. Por harron, harron budallaqja që është aq e brishtë dhe e aq e pafuqishme sa mund të përdhunohet në çdo kohë.
Dhe si gjithmonë pas çdo poshtërimi dhe çdo plagosje, adoleshentja Kosovë merr ambulancën e niset të shërohet në Washington. Në xhepa mban prezervativët e çpuar të Hashimit, Behxhetit, Ramushit, Albinit.
I mban për të justifikuar veten!