Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do nis ditën e nesërme përballjet e tij të parë me SPAK. Gjykata e Posaçme Apelit ka caktuar datën 9 prill për seancën e ish- ministrit të Brendshëm. Seanca do të mbahet në orën 10:30 dhe siç parashikohet prej masave të reja në luftën kundër përhapjes së koronavirsit, do zhvillohet brenda ambienteve të Gjykatës por pa praninë e publikut dhe medias për të ruajtur distancën sociale.
Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.
Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit që nga java tjetër do të fillojë me gjykimin e dosjes. Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.