Gjiganti CNN organizon cdo vit Festivalin Botëror të Arkitekturës i cili mbledh foto nga e gjithë bota, të ndërtesave dhe qyteteve me arkitekturën më te veçantë.
Nga 2000 foto që morën pjesë në konkurs, nga 40 vende të ndryshme të botës, fotoja nga Sheshi Skënderbej ka arritur të shkojë në finale.
Konkursi do të shpallë fitues në 6 kategori të ndryshme dhe do të zhvillohet në muajin dhjetor në Amsterdam.
Fituesi i madh do të zgjidhet nga një trupë gjykuese e përbërë nga profesionistë arkitektë dhe fotografë.
Fotoja është shkrepur nga Laurian Ghinitoiu me temën “ndërtesa në përdorim”.