Ndërkohë që qytetarët vazhdojnë të jenë në izolim në Itali, një shqiptar ka bërë një gjest madhështor, Shqiptari Edmond Prenga, pronari një furre buke pranë Piazza Bologna të Romës, filloi një fenomen që është përsëritur nga bizneset e tjera lokale përreth Romës.
Sipas mediave italiane, 39-vjeçari Prenga, pronar i furrës së bukës Bon Pan në Via Lorenzo il Magnifico, vendos çanta me bukë jashtë dyqanit të tij në mëngjes, falas për ata në vështirësi financiare, si rezultat i humbjes së punës nga Coronavirusi.
Ai i lë çantat nën një mesazh në italisht: Nëse ju duhen, kjo është për ju, gjithçka do të jetë në rregull.
“Kam provuar urinë, kam mbërritur në Itali në vitin 1998 pa asnjë liretë, unë i di mirë këto probleme”, i tha ai gazetës romane “Il Messaggero”.