Ndërkohë që masat e rrepta të marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit po lirohen, qytetarët janë të shqetësuar sesi do të shkojnë në vendet e tyre të punës, pasi qarkullimi urban vazhdon të jetë ende i mbyllur.
Pikërisht për këtë shqetësim një qytetare ka pyetur eëdhe kryeministrin Rama.
“Njerezit si do levizin per te ikur ne pune. Ne shume vende te europes autobuzat skane ndaluar asnjehere dhe tek ato shtete qe u ndaluan ka filluar levizja normalisht vetem se jane te detyruar te vendosin maske.”, i shkruan qytetarja.
Ndërsa kryeministri Rama i përgjigjet se gjithçka do të hapet ‘hap pas hapi.