Pas tërmetit të djeshëm që u ka marrë jetën 30 personave, presidenti Ilir Meta është ndalur sërish në Durrës për të vëzhguar operacionet e shpëtimit të personave të bllokuar poshtë rrënojave të ndërtesave të shembura.
Kreu i shtetit shoqërohet nga ish-deputeti i PD-së për qarkun e Durrësit Oerd Bylykbashi dhe kreu i degës së PD-së së Durrësit Ferdinand Xhaferri. Në zonë, Meta është takuar me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Ballën.