Detaje të reja dalin në dritë nga çështja e p.ërdhunimit për të cilën akuzohet futbollisti i njohur Nejmar.
Televizioni brazilian, “Record TV”, ka paraqitur ditën e djeshme disa pamje, të cilat gjenden edhe në dosjen e hetimit të policisë, ku Nejmar shfaqet bashkë në dhomë me modelen Najila Trindade.
Në video, të dy shfaqen në një moment të saj teksa debatojnë, madje fillojnë edhe të godasin njëri-tjetrin me shpulla, apo mjete rrethanore aty pranë.
Për këtë video, ishte edhe babai i lojtarit, që telefonoi në televizion teksa transmetohej video, dhe u shpreh: “Mendoj se nuk kam pse të mbroj djalin tim për ndonjë gjë.
Imazhet flasin vetë dhe është e qartë në video. Këto pamje do provojnë se Nejmari është ai që u sulmua. Ajo e provokoi me një sulm”.