Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë emisionit “Real Story” është ndalur tek djegia e mandateve parlamentare nga opozita.
Sipas Spiropalit truri i kësaj ideje ka qenë ish-kryeministri, Sali Berisha.
Spiropali shprehet më tej se maxhoranca nuk ka ndërmend të ndajë pushtet me opozitën.
“Këtë vendim (djegien e mandateve) Sali Berisha e ka bërë në koordinim të plotë me Presidentin. Lulzim Basha është dukshëm në një pozicion të vështirë.
Shkurt: këta të dy kanë marrë vendimin për ta bërë lëmsh vendin. Basha është në pozicionin që nuk merr dot drejtim se nga të shkojë. Reforma në drejtësi i ka trembur kastat politike dhe ne nuk e kemi ndërmend të tërhiqemi. Nuk kemi ndërmend për të bërë hapa pas, sepse do të ishte hapa pas për vendin”,-tha ministrja Spiropali.