Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmet me dronë ndaj dy objekteve saudite të naftës, për të cilat përgjegjësinë e morën kryengritësit Huthi të Jemenit që mbështeten nga Irani. Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë është shprehur i shqetësuar për atë që ka ndodhur, teksa nënvizon se këto sulme kërcënojnë të ardhmen e përbashkët.
“Dronët e sotëm
Sulmet kundër objekteve të naftës në Abqaiq & Khurais nuk janë vetëm të tmerrshme, por alarmante për të gjitha vendet e përkushtuara kundër çdo forme të terrorit.
Sulme të tilla jo vetëm që rrezikojnë jetën e pafajshme, por sjellin edhe një nivel tjetër kërcënimin kundër të ardhmes sonë të përbashkët!”, shkruan Rama.
Kujtojmë se një ditë më parë, dy rafineri me naftë në Arabinë Saudite janë goditur me dronë të armatosur, ndërsa u përfshinë nga flakët.