Javën që kaloi ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri një deklaratë të fortë pas shtyrjes së gjyqit për të tretën herë te K.rimet e Rënda. Në seancën e herës së kaluar u tha se prokuroria ka humbur 3 fashikuj.
Ndërkohë, në një prononcim për mediat jashtë gjykatës Tahiri foli me tone të ashpra, duke u shprehur se si mund të humbin letrat në prokurori, pasi kjo ishte edhe arsyeja e shtyrjes së seancës.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është paraqitur sot në Gjykatën e K.rimeve të Rënda për herë të katërt. I shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për t.rafik d.roge në kuadër të grupit të strukturuar k.riminal.